Showbiz

Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur i Dua Lipës me Madonnën dhe Missy Elliott

Dua Lipa ka publikuar këngën e re, të cilën e sjell me mbretëreshën e pop-it, Madonna dhe Missy Elliott. Projekti është remiksi i “Levitating”, ndërsa u publikua në disa platforma muzikore përfshirë “Spotify”, “Apple Music”, “Deezer”, e të tjera. Këngëtarja bëri të ditur edhe oraret e publikimit në të gjitha vendet e botës. Ky është një prej sukseseve më të mëdha për Dua Lipën, e cila arriti të bashkëpunojë me artisten që shumëkush e ëndërron të ketë një këngë.