Aktualitet

Rama dhe Spiropali takojnë raportuesen e Shqipërisë në PE

Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, “Anti KÇK”-ja, Reforma Zgjedhore, si dhe ecuria e procesit të integrimit ishin në qendër të takimit që Kryeministri Rama, zhvilloi sot me Raportuesen e Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputeten Isabelle Santos. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin si dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, shprehet se ishte një “takim tejet konstruktiv”.