Politikë

Rama, jo ndryshimeve në Qeveri

Pas mbledhjes së Kryesisë socialiste, kryeministri Rama siguroi se nuk ka lëvizje në kabinetin që drejton. Duke folur për gazetarët, shefi i qeverisë siguroi se “nuk ka asnjë plan për të asgjësuar Opozitën”: “Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eleminuar opozitën sepse është në kapacitetet të plotë për tu vetë eliminuar. Procesi vijon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë qorrazi. E rëndësishme për ne është ti qëndrojmë besnik të gjithëve, atyre që na votuan por edhe që s’na votuan”. Kyeministri foli dhe për rezultatin e 30 Qershorit, ndërsa u pyet nëse ka një emër për president konsensual? “Lëvizja e radhës është procesi që ka filluar në parlament për shkarkimin, pastaj do të flasim për lëvizjen tjetër” . Në Shtator do të ketë zgjedhje brenda Partisë Socialiste ku pritet të zgjidhen forumet e reja. Ndërkaq, më 22 Korrik mblidhet Asambleja Kombëtare, datë që u vendos sot në mbledhjen e Kryesisë.