Politikë

Rama nga Gjirokastra: Të kujdesemi për demokratët që u tradhtuan nga deputetët e tyre!

I pranishëm sot në Gjirokastër në një takim me qytetarët, Kryeministri Rama nuk ka kursyer deklaratat ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Gjatë fjalës së tij ai tha se Basha dhe Kryemadhi nuk janë bërë popull “por thjesht po kërkojnë t’i humbin të shkuarës”. Ndërkaq ai tha se: “Duhet të kujedesemi për të gjithë miqtë tanë demokratë të cilët u tradhëtuan nga deputetët e tyre. I them demokratëve se kjo nuk ka lidhje me ato që thuhen por me ato që dihen. E dinë që nuk kanë asnjë shans të na mundin. Lulzimi nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër. Edhe ata që e kanë vënë aty nuk e mbajne dot më. Ai dhe partia e tij po dalin të humbur shumë më shumë se sa do dilnin nga zgjedhjet. Ata janë në panik pasi nuk kanë më asnjë mundësi të pëngojnë reformën në drejtësi. Drejtësia e re ka disa punë me ta. Nuk është mirë që ata u larguan por nga na tjetër, ata Shqipërinë nuk e kthejnë dot më pas. Rrugën e Shqipërisë për të shkuar përpara nuk e hedhin dot më në erë. Nga veprimet e tyre dëmtohen njerëzit e zakonshëm. Ata që merren me tregti, dëmtohet konsumi. Të jeni të sigurtë se ne jemi me të drejtën dhe do të jemi edhe më shumë njerëz. Sepse do të kuptojmë se poltika e përçarjeve për të arritur dëmtimin e inbtersave të popullit nuk sjell gjë të mirë për familjet e tyre. Rruga e drejtë është e të qëndruarit të tyre në punën e vet”.