Showbiz

Reagimi epik i Beyonce kur një femër hyn mes saj dhe Jay-Z

Mbrëmja e djeshme duhet të kishte qenë vetëm mes saj dhe Jay-Z por një situatë e prapritur mes çiftit të famshëm bëri të gjithë rrjetin të flasë.

Beyonce dhe Jay-Z po shijonin finalen e NBA, ku Golden State Warriors u përballën me Toronto Raptors ndërkohë që kamera ka kapur një moment të sikletshëm për këngëtaren.

Ngjitur me artistët ishte Nicole Curran, bashkëshortja e një prej lojtarëve të Warriors e cila përpiqej gjatë gjithë kohës që të bisedonte me Jay-Z dhe Beyonce nuk dukej aspak e lumtur nga ky veprim.

Ajo ka postuar të njejtën video në profilin e saj të Intagramit, duke prerë pjesën kur vajza po hynte mes tyre. I gjithë rrjeti është çmendur nga veprimi i Bey duke e përgëzuar për maturinë në ato momente të sikletshme por ka edhe nga ata të cilët e kanë kritikuar duke u shprehur se ajo është ende shumë e pasigurt me martesën e saj me reperin.