Rihanna dhe Drake ribashkohen në ditëlindjen e reperit

Lidhja që ata kishin në vitin 2016 ka përfunduar por ama kjo nuk i ndalon të jenë miq të mirë.

Bëhet fjalë për Rihannën dhe Drake të cilët u bënë bashkë në ditëlindjen e këtij të fundit, mbrëmjen e së hënës.

Drake ka festuar ditëlindjen në një klub në Los Angeles ku ka ftuar njerëzit më të afërt, ndër to edhe Rihanna. Këngëtarja e hitit “Wild Thoughts” ishte ulur në tavolinën e Drake dhe dyshja po bisedonin e po qeshnin së bashku gjatë gjithë natës.

Rihanna është parë duke kërcyer dhe duke e shijuar pa fund festën e ish-partnerit të saj.

Me shume nga: Drake , Rihanna