Showbiz

Rikthehet “One Direction”, kjo është surpriza që djemtë kanë rezervuar për 10-vjetorin

Pak javë më parë u konfirmua se grupi “One Direction” do të bashkoheshin për 10 vjetorin e krijimit.

Harry Styles, Liam Horan, Liam Payne, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson pranuan të bashkoheshin vetëm për hir të fansave të tyre që nuk mund të shijojnë asnjë koncert këtë vit për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Kompania e marrëdhënieve me publikun “Simon Jones PR” zbuluan se këngëtarët britanikë do të vijnë me një projekt të ri muzikor dhe një klip, për të festuar dekadën e parë të krijimit të grupit.

Gjithashtu ata do të kenë edhe një faqe zyrtare uebsaiti ku fansat mund të përditësohen mbi çdo postim apo aktivitet të “One Direction”.