Rajoni

Rritet numri i pacientëve me Covid në Kosovë

141 pacientë me koronavirus po trajtohen në Klinkën Infektive të Kosovës. 58 janë në terapi intensive, ndërsa 6 prej të shtruarëve në spital janë të intubuar. Për shkak të shtimit të rasteve, qeveria në Prishtinë mori vendim për mbajtjen e maskave në ambiente publike si edhe mbylljen e bizneseve që nuk respektojnë rregullat e sigurisë anti-covid. Deri tani Kosova raporton në total 3 mijë e 64 raste me koronavirus, 55 prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa mbi 1 mijë e 700 janë shëruar.