Bota

Rusi, nesër prezantohet vaksina e parë anti-Covid

Rusia njoftoi se nesër do të prezantojë vaksinën e parë anti-Covid. Presidenti Vladimir Putin tha janë kryer të gjitha testet e nevojshme dhe brenda pak ditësh do të nisë vaksinimi i rreth 60% të popullsisë ruse. Vaksina është bërë nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes ruse. Nga ana tjetër, Australia deklaroi se një vaksinë kundër koronavirusit të ri nuk do të jetë në dispozicion pa kaluar 12-18 muaj.