Sport

Shqipëri-Islandë, dalin formacionet zyrtare

Kur na ndajnë 45 minuta nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës vendimtare për vijimin e ëndrrës për kualifikimin në “Euro 2020” publikohen formacionet zyrtare. Kështu ndryshe nga ndeshja me Francën, trajneri italian ka bërë ndryshime .Strakosha do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje Dermaku, Gjimshiti e Ismajli. Në mesfushë, Lenjani dhe Hysaj do të jenë në krahë, në qendërMemushaj, Gjasula dhe Bare. Përsa i përket sulmit, trajneri Reja ka konfirmuar Rei Manajn, e Sokol Cikalleshin. Shqipëri-Islandë do të luhet në “Elbasan Arena”