Bota

Taj Mahal, rihapi dyert për vizitorët pas mbylljes 6-mujore nga COVID-19

Në qytetin Agra të Indisë, Taj Mahal, rihapi dyert për vizitorët pas mbylljes 6-mujore kur vendi ndërmori masa të ashpra izolimi kundër përhapjes së koronavirusit. Mauzoleumi do të lejojë vetëm 5 mijë vizitorë, nga 70 mijë që ishin para pandemisë në një prej atraksioneve kryesore turistike në botë. Mauzoleumi u ndërtua nga perandori Shah Jahan në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.