Rajoni

Thaçi:”Nuk ka marrëveshje me Serbinë apo draft-marrëveshje të sigluar nga BE-ja”

Presidenti Hashim Thaçi thekson se nuk ka marrëveshje të nënshkruar me Serbinë apo draft-marrëveshje të sigluar nga BE-ja,  siç pretendojnë disa politikanë në Kosovë. Thaçi bën të ditur se në vazhdimësi i ka informuar të dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për temat e diskutuara deri më tani në Bruksel, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.  Ekipi negociator, i përbërë nga përfaqësuesit e Qeverisë dhe njërës nga partitë opozitare, kërkon të ketë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare që lidhen me bisedimet me Beogradin.