Rajoni

Thirrja e QUINT për Kosovën: Të rinisë dialogu me Serbinë!

Ambasadat e vendeve të QUINT-it në Prishtinë, SHBA, Francë, Gjermani, Itali dhe Britani, i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë menjëherë bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të shmangin çdo veprim, që pengon marrëveshjen përfundimtare. Kjo marrëveshje përfundimtare, sipas tyre, është e domosdoshme që të dyja vendet të arrijnë një integrim më të madh euroatlantik dhe përfitime shoqëruese.