Bota

Tragjedi në Kalabri, 11 persona humbin jetën

Tragjedi në qytezën arbëreshe Civita në Provincën e Kozencës në Kalabri. Lumi Raganello ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e shiut, duke përmbytur zonën përreth. Për pasojë 11 persona kanë humbur jetën ndërsa të tjerë figurojnë të zhdukur. Vërshimi i lumit përfshiu edhe dy grupe eksursionistët mes të cilëve dhe fëmijë të cilën po vizitonin parku kombëtar të Pollinos. Ky i fundit është parku më i madh në Itali ku rritet një nga pemët më të vjetra të Europës, pisha Heldreich 1230 vjecare.