Bota

Trump ndez polemika, lëvdon agresorin e gazetarit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkaktuar jo pak polemika, pasi lëvdoi një kongresmen republikan që sulmoi një gazetar vitin e kaluar. “Greg është i zgjuar”, tha Trump për kongresmenin e Montanas, Greg Gianforte. Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve dhe e përditshmja “Guardian” i bënë thirrje Trumpit të kërkojë ndjesë. Gianforte, 56 vjeç, sulmoi një gazetar të britanikes “The Guardian” në prag të zgjedhjes së tij, vitin e kaluar.