Sport

Turqi-Shqipëri, publikohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria do të zbresë pas 45 minutash në fushën e lojës përballë Turqisë me skemën 3-5-2. Trajneri Edi Reja ka vendosur të luajë nga minuta e parë me Gjimshitin, Dermakun, Ismajlin në mbrojtje, ndërsa Veseli dhe Lenjani duket do kenë detyrë të mbulojnë fashat e krahur, me anësorin e Sionit që pritet të alternohet me atë të Empolit. Në stol Odise Roshi, ndërsa në mesfushë do të veprojë treshja Bare, Memushaj, Gjasula, që do të mbështesin dy sulmuesit Cikalleshi dhe Manaj. Kombëtarja Kuqezi zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në stadiumin e Fenerbahçes, pak para takimit me Turqinë në ndeshjen e cila vlen për eliminatorer Euro 2020. Ekipi ka vetëm një qëllim në këtë sfidë dhe është fitorja. Kjo është edhe mundësia e vetme që ne të mbetemi në garë, për t’u kualifikuar për Europianin.