Bota

Turqia liron pastorin amerikan

Një gjykatë turke vendosi të lirojë pastorin e krishterë evangjelist amerikan Andrew Brunson, çështja e të cilit ka qenë në qendër të përplasjeve diplomatike mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Vendimi mund të jetë hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy aleatëve të NATO-s. Gjykata miratoi një dënim prej rreth 3 vitesh për pastorin i cili ishte akuzuar për terrorizëm, por për shkak të arrestimit prej tetorit 2016, ajo vendosi për lirimin e tij.