Sport

UEFA e dërgon për gjykim, Manchester City rrezikon Championsin

Tashmë është zyrtare! UEFA dërgon Manchester Cityn për gjykim në Dhomën e Kontrollit Financiar të Klubeve. Qeveria e futbollit europian thekson se klubi kampion i Anglisë dyshohet se ka thyer rregulloren e “Fair Play”-t financiar. Në shënjestër të hetimeve të UEFA-s janë vënë të ardhurat fiktive nga sponsorizimet para  vitit 2014. Nëse klubi del fajtor do të përjashtohet nga Champions League sezonin e ardhshëm.