Politikë

Vakancat në KQZ, Ruçi thirrje grupeve parlamentare për emrat zëvendësues

Kuvendi është njoftuar zyrtarisht për katër vakancat e krijuara në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Në nisje të senacës plenare të ditës së sotme, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi bëri me dije se KQZ ka njoftuar vendet vakante si pasojë e përfundimit të mandatit, të Hysen Osmanajt, Vera Shtjefnit, Bledar Skenderajt e Gëzim Veleshnjas. Ruçi i kërkoi krerëve të grupeve parlamentare të që të çojnë në Kuvend propozimet e tyre për vendet vakante.