Sport

Vendimi i FIFA-s, Luftëtarit dhe Flamurtarit u bllokohet merkatoja

FIFA trondit sërish futbollin shqiptar, klubeve të Superiores Luftëtarit dhe Flamurtarit u bllokohet merkatoja. Vlonjatët nuk do të kenë të drejtë të përfshihen në merkato për tre sesionet e ardhshme ndërsa Luftëtari vetëm për Janarin. Vendimi është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 për shkak të problemeve të trashgëuara vit pas viti me borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve. Ndërkohë, vetëm tri vite më parë u dënua nga FIFA me bllokim të merkatos klubi i Tiranës, ku po atë vit ra për herë të parë nga kategoria.