Rajoni

Vranë avokatin grek, dënohen me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët

Gjykata e Athinës dënoi me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët të cilët akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafeiropoulos. Ngjarja tronditi opinionin publik grek, dy vite më parë. Gjykata vendosi dënim të përjetshëm për vrasësin e Zafeiropoulos., Ibrahim Brahimaj. Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekocja dhe Olti Dulçe u dënuan me burgim të përjetshëm. Kohët e fundit, ata u paditën edhe për çështjen “mafia e burgut” në Greqi.