Showbiz

Zayn Malik lë Anglinë për Gigi Hadid

Këngëtari i famshëm britanik Zayn Malik është gati të lërë gjithçka për të qenë pranë të dashurës së tij Gigi Hadid e cila momentalisht po shkëlqen në Javën e Modës në New York.

Burime pranë këngëtarit kanë konfirmuar për “Daily Mail” se Zayn ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Londër prej 3.65 milion paund në mënyrë që të shpërngulet e të bashkëjetojë me Gigi.

Duket se ish pjesëtari i “One Direction” ka gjetur veten në qytetin e New York-ut dhe pasi ka jetuar pjesën më të madhe të vitit në “Mollën e Madhe”, është mëse gati të shpërngulet një herë e përgjithmonë atje.