Politikë

Zgjedhjet më 13 tetor? Rama: Nuk e njoh këtë datë

Përfundoi pak më parë mbledhja e Kryesisë socialiste, që zgjati 5 orë. Kryeministri iu tha gazetarëve se u dakordësuan mbi rëndësinë e ngritjes në një nivel të ri të dialogut me të gjithë, me qytetarët me sipërmarrjen, me njerëzit e zakonshëm në çdo sektor, pavarësisht bindjeve e përkatësive të tyre. Ndërkaq, për thirrjen e fundit të Presidentit Meta, për të pranuar 13 Tetorin si datë zgjedhjesh, shefi i Qeverisë deklaroi: “Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor, jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Kemi ngritur edhe tre këshilla vendore, dhe ky është fokusi jonë, ne e kemi sfidën me problemet e vendit e të njerëzve jo me problemet e brendshme të opozitës apo të presidencës. 13 tetori është si 12 apo 14 tetori e 15 shtatori, 22 dhjetori, s’njoh një 13 tetor ndryshe, ndoshta i bie e dielë po është si gjithë të tjerat. “ tha Kryeministri Rama.