Rajoni

​Kurti: Vuçiç e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje të reja nga takimi i Ohrit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Kurti ka thënë se presidenti serb, Vuçiç e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.