Showbiz

1 vit pas ndarjes nga jeta të Adelës, Eraldo Rexho bën realitet nismën e saj

29 tetori i vitit të kaluar ishte dita kur i gjithë publiku, media dhe njerëzit e afërt u shokuan nga ndarja nga jeta të Adela Xhamanit.

Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother” u shua si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e saj në moshën 31-vjeçare.

Miqtë e saj të ngushtë përgjatë gjithë vitit e kanë kujtuar të ndjerën me anë të fotove në platformat e tyre sociale si një formë kujtimi dhe falenderimi për atë çfarë ajo ishte, një vajzë e urtë, e sinqertë e cila punonte shumë për të bërë ëndrrat e saj realitet por edhe për të ndihmuar të tjerët.

Shoku i saj i ngushtë, Eraldo Rexho njërkohësisht edhe kolegu i saj ka bërë një dedikim të ndjerë në 1-vjetorin e saj duke dhënë edhe një lajm mjaft të mirë.

Ai ka zbuluar nismën më të re që ai dhe të gjithë miqtë e Adelës kanë ndërrmarë, për të sjellë në jetë projektin e saj që ajo e kishte shumë përzemër por që fatkeqësisht mbeti përgjysmë.

Nisma quhet “Në Vend të Adelës” dhe prezantohet për herë të parë ditën e sotme. “Me dëshirën për të ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë vajzave të provincave që ëndërrojnë Tiranën, që prej mundësive ekonomike dhe mentalitetit nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për shkollimin dhe lirinë.” ,-shkruan Eraldo në një postim në Instagram.