Auto & Moto

14 Mitsubishi klasike në ankand, kapin shifra rekord!

14 makina klasike Mitsubishi Lancer janë shitur në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar. Koleksioni Lancer Evolution” përbëhet nga disa makina legjendare, modele historike, sportive të viteve 1990 të tilla si 3000GT.

Makina më e shtrenjtë në koleksion është Mitsubishi Lancer Evolution IV Tommy Makinen Edition për të cilën oferta i kaloi 100 mijë dollarët. Automjeti i përkiste pilotit legjendar të garave, Tommi Makinen.

Rekordin e mëparshëm e mbante Lancer Evolution IX i shitur në SHBA në vitin 2017 për 138 mijë dollarë.

Koleksioni përfshin gjithashtu modelet e gjeneratës së parë Shogun, Mitsubishi Jeep J27 dhe Starion dhe 3000GT.