Bota Botë e Çuditshme

150 milionë vite më parë terrorizonte gjallesat e oqeaneve, zbulohet përbindëshi gjigant i deteve!

Është zbuluar së fundmi kafka e një përbindëshi gjigant detar në brigjet pranë Dorset, në Angli. Sipas shkencëtarëve ajo i përket një pliozauri, një zvarranik detar i tmerrshëm, që 150 milionë vite më parë terrorizonte gjallesat e oqeaneve. Fosili 2 metra i gjatë është një prej kafkave më të plota të këtij lloj dinozauri, çka i mundëson studiuesve që të zbulojnë edhe më shumë mbi këtë grabitqar të lashtë.

Kafka do të jetë edhe pjesë e një serie të programit të moderatorit dhe biologut me famë botërore, David Attenborough, që do të transmetohet në BBC me rastin e Vitit të Ri. Që kur u pikas për herë të parë, studiuesit kuptuan se kjo kafkë ishte ruajtur në mënyrë të përkryer. “Është një prej zbulimeve më të mira mbi të cilat kemi punuar”,-tha për BBC paleontologu Steve Etches.

Kafsha ka qenë 10-12 metra e gjatë dhe ajo që bie në sy në fosil janë 130 dhëmbët e frikshëm, sidomos ata të përparmë. Të gjatë dhe të mprehtë, mund të vrasin me një të kafshuar. “Nuk kam dyshime që pliozauri ka qenë Tiranozaurus Rex i deteve”,-thotë Dr Andr Rowe, nga Universiteti i Bristolit. Tani, shkecëtarët janë përqendruar te gjetja e pjesës tjetër të trupit të pliozaurit, që mendohet të jetë aty pranë.