Botë e Çuditshme Lifestyle

21-vjeçari thyen rekordin botëror për shpejtësinë me të cilën rregulloi një kub rubik!

Disa ‘adhurues të shpejtësisë’ mbeten pa fjalë pasi një rekord prestigjioz dhe i hershëm u thye nga kampioni amerikan, Max Park, të cilit iu deshën 3.13 sekonda për të zgjidhur një puzzle 3x3x3. 21-vjeçari theu rekordin e mëparshëm prej 3.47 sekondash të vendosur nga Yusheng Du i Kinës në vitin 2018 për të hyrë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness në ngjarjen ‘Pride in Long Beach 2023’ në Kaliforni.

Babai i Park u shpreh për Librin e Rekordeve Guinness:

Atmosfera ishte elektrizuese. Të gjithë e dinin se ai kishte thyer rekordin dhe mendoj se pjesërisht të gjithë ishin në shok. Bota e kubit nuk ka qenë asgjë më pak se ekstazë. Të gjithë me të vërtetë prisnin të shihnin se kush do ta thyente atë rekord. Kur Max e bëri këtë, të gjithë ishin shumë të lumtur për të.