Showbiz

3 ditë pas ngjarjes së rëndë, identifikohet trupi i pajetë i Kobe Bryant

Kanë kaluar 3 ditë që kur u mësua se basketbollisti i famshëm Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna humbën jetën pas një aksidenti tragjik me helikopter.

Legjenda e N.B.A ishte duke udhëtuar me vajzën dhe 7 miq të tjerë në provat e një ndeshjeje basketbolli ku do të luante e bija por fatkeqësisht humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit.

Edhe pse ende nuk është zbuluar arsyeja që helikopteri i tij ra në tokë, pas ditësh kërkimi ekspertiza e Los Angeles ka arritur të identifikojë trupin e pajetë të Kobe Bryant.

Kërkimet dhe hetimet ende vazhdojnë pasi trupat e 8-të personave të tjerë duke përfshirë Gianna nuk janë identifikuar ende.