Love & Sex

3 hapa si të harroni atë që nuk mund të keni…

Kjo nuk është një sekret: të duash dikë që nuk mund ta kesh është e dhimbshme. Sido që të jetë situata, mbase ata mund të jenë në një lidhje serioze, të painteresuar për ju apo jo të gatshëm për një lidhje serioze, dashuria që nuk të kthehet, dhemb. Në fund të fundit, ata nuk ju duan dhe nuk mund të bëni asgjë për ta ndryshuar këtë, përveçse të hiqni dorë prej tyre. Por, në mënyrë që të largoni këto ndjenja, fillimisht duhet të kuptoni se nga erdhën.

Dashuria platonike që ju keni për personin me të cilin nuk mund të jeni në një lidhje ka disa arsye prej të cilave mund të shkaktohet. Psikologia sociale, Jeremy Nicholson zbulon mundësitë se kur përballemi me një ndjenjë të tillë.

Ndonjëherë ndiejmë një dashuri platonike, pasi e shohim atë person si shumë tërheqës dhe të rëndësishëm për ne. Ose ka mundësi që e ndiejmë këtë kur e dimë se nuk mund të kemi një lidhje me ta.

Megjithatë, sipas ekspertëve ka disa gjëra që mund të bëjmë për të hequr mendjen nga kjo ndjenjë dhe për t’u ndjerë më mirë…

  • 1. Ndalo së foluri me të

Është në të mirën tuaj të ndaloni komunikimin me ta, kur kuptoni se nuk mund të jeni së bashku. Për fat të keq, kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Shpesh, ne pranojmë më pak sesa meritojmë, edhe nëse na dëmton. Dr. LeslieBeth Wish, një psikoterapist klinik i licensuar, tregon se:

Nuk është një vendim i mirë të pranosh të marrësh disa “thërrime emocionale”.

Vazhdoni të komunikoni me dikë që doni por nuk mund ta keni kurrë? Ky është një shembull i një ‘thërrimeje’ që nuk do t’ju plotësojë kurrë. Mund të jetë joshëse të vazhdoni të flisni, por “thërrimet” nuk mund të pjekin kurrë ‘tortën e dashurisë’, kështu që më mirë të shkoni pa të.

Përveç kësaj, ndërsa jeni të zënë duke kërkuar këto ‘thërrime’ dhe duke e mbajtur veten të mbërthyer në të njëjtën dinamikë zhgënjyese, ju po humbni mundësitë e reja. Nicole Richardson, një terapiste familjare, shpjegon:

Është shumë e vështirë të harrosh dikë kur ke kontakte të rregullta me të. Edhe nëse nuk është [ose] nuk mund të jetë e përhershme, largimi i një farë kohe nga personi është një dhuratë për veten tuaj. Kjo do t’ju lejojë të filloni ta mbyllni zemrën tuaj për ta. Me këtë person jashtë jetës suaj, ju po i bëni vend dikujt me të cilin mund të shihni një të ardhme – dhe dikujt që mund të shohë një të ardhme me ju.

  • 2. Pranoni faktin se nuk mund ta harroni brenda natës 

Në të njëjtën kohë, mos u përpiqni të ‘varrosni’ ndjenjat tuaja. Joshua Klapow, psikologu klinik, thotë se:

Sa më shumë që përpiqesh të largohesh, aq më shumë theksohen ato ndjenja dhe të tërheqin sërish. Për të ecur përpara, nuk duhet të përpiqesh të krijosh harresë artificiale. Të mos jesh në gjendje të duash dikë për të cilin ndjen është si një plagë. Ajo duhet të shërohet në kohë dhe të mbarojë shpejtë. Ju duhet ta lini veten të ndiejë ndjenjat tuaja – edhe kur ato janë të dhimbshme.

Klapow sugjeron ta lini veten të jetë e vetëdijshme për dashurinë që keni për këtë person. Flisni me një anëtar të familjes ose mik për emocionet tuaja.

Lejoni që ndjenjat e dashurisë të mos bëhen diçka që ju fshihni, por përkundrazi diçka për të cilën jeni në gjendje të flisni. Ju do të zbuloni se ata bëhen më pak ndikues tek ju, përderisa jeni në gjendje të flisni se si ndiheni me kalimin e kohës.

  • 3. Bëni një jetë aktive, larg asaj dashurore

Të përpiqesh të heqësh dorë nga dikush që dashuron mund të jetë vërtet e vështirë, veçanërisht kur vazhdimisht po mendon se si duhet të shikosh përpara Në vend që të përqendroni energjinë tuaj në kapërcimin e kësaj ndjenje, kërkoni përmbushje në pjesë të tjera të jetës suaj. Klapow ju sugjeron:

Kaloni kohë me familjen dhe miqtë, zhvilloni një hobi, merruni me aktivitet fizik – të gjitha këto gjëra do ta pasurojnë jetën tuaj në mënyra të tjera dhe do t’ju ndihmojnë të ecni përpara. Gjëja më e keqe që mund të bësh është të ulesh në shtëpi me një shishe verë dhe internet. Dil nga shtëpia dhe argëtohu sa më shumë.