Showbiz

35.000 vota që Maroon 5 të mos performojnë në “Super Bowl Half Time Show”

Një sondazh i hapur vetëm dy javë më parë nga një përdorues online i quajtur Vic Oyedeji ka arritur të mbledhë mbi 35.000 vota në mënyrë që Maroon 5 të mos pranojnë të performojnë në “Super Bowl Half Time Show”.

Fillimisht kjo ofertë i’u bë Rihanna-s e cila e hodhi menjëherë poshtë pasi i’u bashkua nismës kundra NFL të cilët diskriminojnë lojtarët e futbollit me ngjyrë.

Maroon 5 të cilët kanë pranuar të jenë pjesë e këtij spektakli për të dhuruar performancat e tyre rrezikojnë të humbasin një numër të madh fansash nëse ngjiten në skenën e stadiumit në Los Angeles. Edhe pse të performosh në “Super Bowl” është vërtetë një nder i madh, kauza të cilën po mbështet publiku dhe personazhe të tjerë të famshëm po kthehet në një çështje madhore.

Në vitin 2016 një futbollist i quajtur Colin Kaepernick pati një dëmtim në gju gjatë një ndeshjeje dhe përfaqësuesit e NFL nuk u lejuan më të luante. Që nga ajo kohë dhjetra skuadra kanë refuzuar të bëjnë lojtarin pjesë të tyre.

Sportistë të tjerë dhe vip-a i janë bashkuar kësaj nisme për t’i dhënë fund diskriminimit dhe racizmit në sportet amerikane.