Celebrities Gossip Showbiz

“Sot më mungojnë fjalët…” Jonida Maliqi na emocionon me urimin për të birin!

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. E kemi fjalë për Jonida Maliqin e cila së fundmi ka publikuar një foto në Instagram me djalin e saj dhe ka bërë dedikimin më emocionues për të ditën e ditëlindjes së tij. Sot, vogëlushi i këngëtares mbush plot 10 vjeç dhe urimin më të bukur nuk kishte si ta bënte dikush tjetër përpos saj.

Sot më mungojnë fjalët sepse asnjë prej tyre nuk e përshkruan dot dashurinë sublime që kam për ty biri im. Këto 10 vjet kanë ikur sa hap e mbyll sytë. 

Jo vetëm kaq, por Jonida ka vazhduar me një tjetër postim, teksa është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar këngën e saj të vjetër dedikuar të birit gjatë kohës që ka qenë shtatzënë me të, krahas ka shkruar:

Kjo mbetet kënga më e dashur për mua dedikuar krijesës më të bukur në botë Danushit tim. Thesar pa emër

Së fundmi, e ftuar në “Pardon My French”, Jonida zbuloi pak më shumë rreth pjesëmarrjes së saj si prezantuese në Festivalin e Këngës që do të zhvillohet këtë vit.

Për të parën herë nuk po më dridhen gjunjët, ashtu siç ndodh me këngëtarët kur shkelin në skena të mëdha me kalimin e viteve. Edhe nëse harroj disa paragrafë në skenë, do më nxjerrin nga situata kolegët. Jam në ‘comfort zone-in’ tim. Kemi kuptuar deri diku formatin, nuk do të jetë klishe, por pak më rinore.  

Ajo gjithashtu u shpreh se do të donte të merrte sërish pjesë si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision.

Unë tashmë në gjithë Festivalet i kam prekur çmimet. Ama kur e prek Eurovision-in, do t’i rikthehesh. Çdo artist që merr pjesë në Festival do të fitojë. Do të gënjeja nëse do të thoja thjesht po marr pjesë, do të doja të isha sërish pjesë e Eurovision-it.