Botë e Çuditshme

5 kristale që do t’ju ndihmojnë të tërhiqni dashuri dhe romancë në jetën tuaj!

Nëse diamantet janë miku më i mirë i një vajze, atëherë kristalet janë krahët e saj. Ndoshta jeni një beqare që po kërkoni për një lidhjë apo jeni në një lidhje dhe doni t’i mbani gjërat ‘e nxehta’, të mbash kristale për ta arritur këtë duhet marrë në konsideratë. Nuk të dëmton të kesh pak fat ekstra në xhep! Pasi, edhe pse teknikisht nuk ekziston dicka si magjia apo ‘porcionet e dashurisë’, energjia është dicka e vërtetë dhe mund të jetë shumë potente.

Kristalet clirojnë një energji shumë natyrale dhe të mësoni se cilat tërheqin dashuri dhe romancë mund t’ju vijnë në ndihmë shumë thjeshtë.

Dhe nëse nuk besoni tek to, të gjithë librat që ndihmojnë në vetbesim thonë se duhet të mbushni veten me energji pozitive dhe si mund të arrihet më mirë se me disa kristale të dukshme në dhomën apo apartamentin tuaj që do t’jua rikujtojnë këtë herë pas here.

Aza Derman, një specialiste e matfizikës tregon se “mineralet kanë një energji pozitive” dhe se të gjitha kristalet kanë lloje të ndryshme energjie pozitive.

Kristalet janë praktikisht shprehi e energjisë kimike, më shumë se e të paturit energji.

Cdo kristal mbart identitetin dhe energjinë e tij unike, ndaj ne ju tregojmë disa që mund t’ju hyjnë në punë.

Gurat ‘rose quartz’ për dashuri pa kushte

Gurat ‘rose quartz’ janë më të njohurit dhe të përdorurit e familjes ‘quartz’. Një gur i hijshëm që është i duhuri për ju nëse po kërkoni dashuri pa kushte në cdo aspekt të jetës. Nëse e vendosni pranë zemrës, si një varëse ajo aktivizon ‘chakra-n’ e zemrës dhe ju shtyn drejt dashurisë kundrejt vetes tuaj që tërheq menjëherë dhe atë të jashtmen. Është i duhuri për të nisur romanca dhe për të eksploruar ndjenjat komplekse të llojeve të ndryshme të dashurisë.

‘Aventurina’ e gjelbër për të ndezur romancën

Aventurina e gjelbër është guri të cilin duhet të merrni, nëse dëshironi të ndryshoni fatin tuaj. Emri i këtij guri vjen nga fjala italiane “a ventura”, që do të thotë “nga fati”. Sipas Hall, ky është “kristali më i ‘maturuar për fazat më të thella të dashurisë, duke krijuar pasionin në lidhjet më serioze dhe duke bërë të mundur që dashuria të jetë e vazhdueshme”.

‘Pink Topaz’ për të gjetur shpirtin tuaj binjak

Nëse jeni duke kërkuar dicka më serioze në jetën tuaj dashurore, mund të jetë koha për të investuar në ‘pink topaz’. I konsideruar si një “gur luksoz”, topaz është standardi i artë i gurëve të manifestimit.

Rubin për një dashuri pasionante

Guri i fisnikërisë, kjo është e përkryer për ata që janë në kërkim të një romance dekadente. Rubinët mendohet se sjellin një ndjenjë fuqie dhe besimi tek ata që i mbajnë, kjo mund të jetë arsyeja pse është një gur që e keni parë prej kohësh Mbretëreshën e Anglisë ta mabjë në raste të shumta. Ndryshe nga kuarci i trëndafilit ose aventurina jeshile, ky gur nuk aktivizon chakra-n e zemrës, por chakra-n e parë të vendosur në bazën e shtyllës kurrizore.

‘Amethyst’ për dashurinë ndaj vetes, mbi të gjitha!

Kristali ‘Amethyst’ vjen në nuanca madhështore, qetësuese të purpurt, që e bëjnë një gur të fuqishëm për të ushqyer vetëvlerësimin. Më shumë se një majë e fuqisë shpirtërore, “Amethyst” mund të sjellë paqe dhe shërim, pasi është një gur i jashtëzakonshëm për t’iu drejtuar kur ndjen dhimbjen therëse pas një ndarje të kohëve të fundit. Rregulli i artë: Nëse nuk e doni veten, nuk mund të prisni që dikush tjetër t’ju dojë. “Amethyst” do t’ju ndihmojë të krijon atë dashuri të thellë për veten edhe kur është ‘varrosur’ nën pasiguri.