Showbiz

50-vjetori i grupit legjendar “Queen”, tashmë me pullën e tyre postare në Britani

Kjo verë përkon me 50-vjetorin e krijimit të grupit legjendar të muzikës rrok, “Queen” që frymëzuan breza të tërë me muzikën e tyre.

Posta Mbretërore Britanike ka vendosur t’i nderojë duke krijuar pulla postare me foto nga kopertinat e tyre më të famshme, nga koncertet dhe nga setet e tyre fotografike me të komentuara.

Seti prej 13 pullash do të dalë në shitje muajin e ardhshëm dhe të gjithë adhuruesit e “Queen” dhe Freddie Mercury e presin me padurim këtë risi.

Ndërkohë, për nder të 50-vjetorit të yjeve të rrokut, le të kujtojmë projektin muzikor që i bëri ata të famshëm, “Bohemian Rhapsody”.