Botë e Çuditshme Celebrities

6 rregulla që nuk i dinit për bebat e familjes mbretërore!

Epo nëse kemi folur për fëmijët e familjes mbretërore dhe rregullat që ata duhet të zbatojnë, dijeni se nuk kemi mbaruar me kaq. Duket se familja mbretërore nuk ndalet me rregulla, teksa vendos të tillë edhe për bebat e saj.

1.       Ata shfaqen për herë të parë shumë pak pas lindjes

Njerëzit i shohin bebat vetëm disa orë pasi ata lindin. Kate Middleton për shembull, u shfaq në vitin 2013 pak pas lindjes së Princ George, ku dukej shumë mirë me pak makeup dhe këpucë të larta.

2.       “Baby showers” nuk konsiderohen të rëndësishme

Edhe pse nuk ka një rregull strikt që t’i ndalojë “baby showers”, ato nuk konsiderohen të rëndësishme. Kjo ndodh sepse familja britanike e konsideron këtë traditë si të ardhur nga Amerika. Megjithatë, edhe pa “baby shower” dhuratat për fëmijët mbretërorë nuk kanë fund.

3.       Janë shumë mami që ndihmojnë

Tradita thotë se duhet të jenë mjaftueshëm mami gjatë ditëve të para. Skuadra e mjekëve dhe kujdesit shëndetësor duhet të jetë e plotë. Ka patur raste që ajo i ka kaluar më shumë se 20 vetë.

4.       Gjinia e bebit duhet të qëndrojë sekrete

Zakonisht gjinia e bebit duhet të qëndrojë sekrete. Megjithatë, rëndësinë më të madhe e ka shëndeti i nënës dhe më pas merret një vendim. Përjashtim nga ky rregull, kujtojmë që bënë Princ Harry dhe Meghan Markle të cilët zbuluan gjatë intervistës se po prisnin një vajzë.

5.       Opsionet e emrave janë të limituar

Opsionet e emrave të bebave të familjes mbretërore janë të limituar. Kjo ndodh pasi ata kanë tendencën të zgjedhin emra të paraarshësve të tyre. Kjo është një traditë për vazhdimësinë e emrit.

6.       Një njoftim zyrtar publikohet pas ardhjes në jetë të një pjesëtari të ri

Pasi familjes mbretërore i shtohet një pjesëtar i ri, del një njoftim zyrtar. Ky njoftim firmoset nga mjekët e pallatit dhe monumente të tilla si “London Eye” apo “Tower Bridge” ndriçohen nga ngjyra rozë në rast të lindjes së një vajzë, dhe nga bluja kur lind djalë.