Celebrities Health & Beauty

61-vjeçe dhe super seksi, modelja e famshme tregon ushqimin që preferon më shumë!

Ikonë e padiskutueshme e bukurisë në vitet 80’, kur zbukuroi 500 kopertina revistash, mbretëreshë e modës dhe ylli i kinemasë, Carol Alt bëri disa rrëfime të reja për ‘Corriere della Sera’, të cilat nisnin që nga historia e ‘stuhishme’ e dashurisë me Ayrton Senna-n, tek ajo me partnerin aktual Alexei Yashin, ndërsa nuk la pa përmendur edhe sekretet e bukurisë së përhershme.

Në moshën 61-vjeçare, Carol vazhdon të mahnisë me fizikun e saj dhe përvec kujdesit me ushtrime fizike, thotë se është mjaft e vëmendshme me mënyrën e të ushqyerit. Modelja e njohur shprehet se:

Koha ndikon mbi çdo trup dhe na bën të gjithëve të kuptojmë se jemi të vdekshëm.

Por ajo shtoi se e ka një sekret e ky është fakti që preferon ushqimet krudo.

Në Itali e kam zgjidhur, ha shumë proshutë.

Ndërkaq ju rikujtojmë se edhe aktorja Melania Griffith shquhet për linjat e saj perfekte trupore edhe pse është 64-vjeçe. Melanie për të mbajtur trupin e saj në formë normalisht që ndjekë një regjim të rregullt ushqimor dhe padiskutim edhe një mori ushtrimesh fizike.

Thuhet se aktorja kombinon ushtrime joga, ngritje peshash dhe ecje në natyrë. Ndër të tjera ajo ka shprehur se:

Ushtrohem me një trajner të respektuar të GPG-së tri herë në javë. Jam e vendosur të qëndroj në formë në moshën 63-vjeçare! Ne qeshim, ai më bën të ushtrohen shumë. Unë jam një grua mirënjohëse.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se disa ditë më parë në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar dietologia Anila Kalleshi për të folur rreth një tematike shumë të rëndësishme siç është varësia ndaj ushqimit. Çfarë është në fakt varësia ndaj ushqimit? Për këtë na flet më shumë vetë Anila dhe nëse doni të zbuloni më shumë klikoni këtë link.