Aktualitet

62 mijë litra naftë kontrabandë/ 11 nga të arrestuarit qëndrojnë në qeli, vijojnë hetimet!

Njëmbëdhjetë nga trembëdhjetë të arrestuarit për 62 mijë litra naftë kontrabandë, gjatë operacionit policor “Geni”, do të qëndrojnë në qeli, ndërsa hetimet vazhdojnë. Arrest me burg për të gjithë ekuipazhin e anijes libiane që akuzohet për kontrabandë nafte në vendin tonë.

Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Durrësit për 9 marinarët e anijes së peshkimit “Abobakr 124” e cila u sekuestrua së bashku me anijen shqiptare të peshkimit “Geni” fundjavën e kaluar.

Një ditë më parë u lanë në masën shtrënguese “arrest me burg” edhe pronari dhe kapiteni i anijes shqiptare të peshkimit “Geni” që u sekuestrua me 62 mijë litra naftë pa dokumentacion, ndërsa gjykata la nën hetim në gjendje të lirë dy marinarët e saj, njëri prej të cilëve shtetas afrikan.

Dy anijet u konstatuan në det të hapur teksa anija libiane po furnizonte me naftë anijen e peshkimit që vinte nga Durrësi.

Arrestimi i 13 personave u bë pas një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Guardia di Finanza-s italiane, operacion që zgjati 48 orë në det, ajër dhe në tokë dhe kërkoi angazhimin e shumë struktura përfshirë dhe një helikopter nga Bari. Nga ekuipazhi shqiptar i anijes gjykata la në burg shtetasit Elton Qevani, pronar i anijes, dhe kapitenin Selim Gaba, ndërsa me detyrim paraqitjeje u lanë Klajdi Kapxhiu dhe Muhamet Eltaëargy, 50 vjeç, shtetas i huaj, marinar i anijes “Geni”.

Arrest në burg sot janë lënë nga gjyqtari i seancës Vladimir Skënderi të gjithë pjestarët e ekuipazhit të anijes libiane Muhamed Arafe, Eshref Khalife, Ahmed Zantaëi, Ahmet Abdurrabu, Said Nëegi, Ahmet Muhamed Mahmut, Islam Ashkar, Ali Hadad dhe Adil Badawi.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, vepër e mbetur në tentativë.