Lajmet e fundit

8 të plagosur në dy aksidente, një prej tyre te Rruga e Kombit!

Aksident te “Ura e Mërkurit në Përrenjas, 6 të plagosur një prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Për shkak të frakturave, u transportua për në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan në të Librazhdit. Pasi humbi kontrollin, drejtuesi i një automjeti u përplas me një makinë tjetër dhe më pas goditi bordurën anësore.

Njoftimi zyrtar:

Në aksin rrugor “Librazhd-Përrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Dy të lënduar lehtë në aksidentin e sotëm në Rrugën e Kombit, ku u përfshinë 13 automjete. Dyshohet se shkak u bënë akulli e mjegulla duke kufizuar pamjen. Nga aksidenti në afërsi të fshatit Blinisht ka dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të përplasjes, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokua për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata.