#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Françeska Sageri: “Poni artistja më tekanjoze për grimierët”

E premtja e #thuajemepepsi u mbyll me diskutimin e temës së make-up, trendet më të famshme të saj dhe faktin që edhe meshkujt janë përfshirë në modën e grimit.

E ftuara e kësaj puntate ishte make-up artist Françeska Sageri, një vajzë nga Korça që ka emigruar vite më parë në Angli dhe është rikthyer në Shqipëri për të ushtuar profesionin e saj si artiste profesionale make-up-i. 24-vjeçarja është bërë mjaft e famshme në rrjetet sociale pasi grimon vip-a si Ronela Hajati, Xhensila Myrtezaj, Enca Haxhia apo Poni.

E pyetur se cila nga artistet e showbizit shqiptar është më tekanjoze në kërkesat e grimit të saj, Françeska është përgjigjur se Poni ka më shumë kërkesa mbi mënyrën sesi dëshiron të grimohet. Artistja ka treguar për dëgjuesit e emisionit se Poni, ndryshe nga këngëtaret e tjera që shfaqen me make-up të rënduar në klipe, është krejtësisht e kundërta.

“Poni kërkon make-up të lehtë dhe minimalist dhe kjo është arsyeja që e bën punën timë më të vështirë. Një make-up i lehtë kërkon kujdes në mënyrën e aplikimit dhe është lloji i grimit të cilin mund ta rëndosh pa dashur qoftë edhe nga gabimi më i vogël”, është shprehur Sageri në #thuajemepepsi.