Celebrities Gossip Showbiz

“A bëra diçka që të mërziti?” Çfarë po ndodh mes Elvanës dhe Valdrin Sahitit?

Suksesi i stilistit Valdrin Sahiti brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow në evente shumë të rëndësishme. Së fundmi, listës së VIP-ave ju shtua dhe miliarderja Kylie Jenner.

Gjithashtu dihet miqësia shumë e mirë prej vitesh tanimë mes stilistit dhe këngëtares sonë të dashur, Elvana Gjata. Mirëpo disa komente që janë me mjaft humor, janë bërë shkak që Elvana “të mendojë se mos e ka mërzitur Valdrinin”. Në një postim të fundit ku shfaqet Elvana, stilisti ka zgjedhur të komentojë në mënyrë shumë ironike ndaj komenteve kritikuese të ndjekësve.

E njëjtë ishte edhe përgjigja e këngëtares me nota humori dhe pak ironi…

Nuk e kuptova pse? Ca ndodhiiii??? Ti ishte mirë… A bëra diçka që të mërziti?

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti u bë baba për herë të dytë ditën e martë në 24 gusht. Bashkëshortja e tij, Edita solli në jetë një vajzë. Vetë Valdrini publikoi foton e parë të bebushes, ku nuk shihej portreti i plotë i saj, duke zbuluar edhe emrin. Çifti e quajtën vajzën e tyre Paris. Kujtojmë se, në prill të 2018-ës, Valdrini u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Edita u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Bella.