Celebrities Gossip Pardon My French

A do të jetë Eni Shehu një nga banorët e “Big Brother VIP 2”?

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonidën dhe Elonën ka qenë gazetari dhe moderatori i njohur, Eni Shehu. Ai nuk ka folur vetëm për ecurinë e karrierës së tij gjatë gjithë këtyre viteve por është ndalur edhe tek pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP” dhe tek projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti prej tij.

Vjet kam patur disa komunikime, besoj e gjithë Shqipëria e famshme ka patur, shumë normale. Besoj ishte një ftesë e hapur për të gjithë, të paktën edhe nga intervistat që kam dëgjuar më pas të drejtuesve, nuk është se po i ngre vlerat vetes sepse nuk është ndonjë çmenduri. Kam thënë ‘Jo’ vjet sepse kisha ‘Love Story’-n dhe e kisha dhënë fjalën diku. 

Po a kishte qejf Eni Shehu që të merrte pjesë në “BBV2”?

Ta dija se si do të shkonte do kisha hyrë. 

Por nëse do t’i vinte ftesa këtë vit mund ta konsideronte si mundësi që të merrte pjesë në “BBV2”?

Besoj është vonë, apo ka rihyrje. Jo sepse kam projektin.

Eni Shehu ka treguar gjithashtu se është duke punuar për një projekt të ri ku i vetmi detaj që na zbuloi është se do të ketë një juri. Na mbetet të presim edhe pak për të parë të realizuar këtë projekt sepse vetë moderatori tregoi se po punon shumë. Pa u shkëputur nga talenti i tij, aktrimi gazetari ka thënë se ka shumë dëshirë të bëjë edhe një shfaqje në teatër me një karakter që t’i shkojë për shtat dhe të jetë i thellë në vetvete.