Showbiz

A do të përfshihet Young Zerka në politikë?!

“Konflikt” quhet projekti më i ri muzikor i Young Zerkës që të gjithë mund ta votoni për ta bërë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.

Vetëm pak ditë nga publikimi i kësaj prurjeje, kjo e fund shpalos më së miri vokalin e artistit. I ftuar mëngjesin e sotëm në Live From Tirana, Zerka zbuloi disa detaje rreth këngës.

Ai tha se “Konflikt” u krijua shumë spontanisht teksa ishte duke punuar në studio dhe është një nga ato këngë që artisti e ka bërë me shumë dashuri.

Realizimi i klipit nuk ishte i lehtë për shkak të destinacioneve të përzgjedhura dhe pa ngurruar ai shtoi se është duke punuar edhe për projekte të tjera muzikore të cilat do i lançoi shumë shpejt.

Krahas karrierës si këngëtar i suksesshëm Zerka u pyet nëse e sheh veten të përfshirë në politkë ashtu si shumë kolegë të tjerë të tij. “Shqipëria është e pasur nga Flora dhe Fauna ne kemi një vend kaq të bukur që do një drejtues të denjë e të përkushtuar. Unë nuk e shoh veten në politikë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë” -tha ai gjatë intervistës për Top Albania Radio.