Gossip Showbiz

A i dha fund beqarisë Big Mama?! Ja si qëndron e vërteta!

Si papritur e pa kuptuar këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama ditën e djeshme përmes një foto në Instagram i bëri konfuz të gjithë ndjekësit e saj. Artistja i surprizoi të gjithë teksa shfaqej duke festuar me mikeshat e saj ditën e fundit të beqarisë. 

Fansat kaq deshën dhe filluajnë të aludojnë për të ditur se çfarë realisht po ndodh me artisten e njohur. Mesa duket ky lëmsh i madh i krijuar nga vetë artistja është sqaruar njëherë e mirë dhe nuk ka më vend për dyshime.

Së fundmi është zbuluar se nuk bëhet fjalë për një festë beqarie të vertetë. Këto pamje janë pjesë e klipit më të ri të Big Mama-s dhe kënga do të titullohet “Kanagjeqi”. Ky projekt muzikor do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahun dhe do jetë një dedikim për babain e saj të ndjerë.

Rikujtojmë, se Big Mama është prej kohësh në një lidhje dashurie, por ka preferuar ta mbajë larg medias dhe të mos flasë asnjëherë publikisht për partnerin e saj.

Para disa kohëve artistja humbi babain e saj dhe së fundmi e pikëlluar ajo dha një intervistë ku tregoi se i ati ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.