Celebrities Showbiz

Big Mama në një rrëfim pa doreza për post “Big Brother VIP” dhe jo vetëm!

Big Mama u bë pjesë e “Big Brother VIP” me 3 dhjetor, eksperiencë të cilën e shijoi për pak javë, ku për shkak të një debati me Antonela Berishën kërkoi të largohet nga shtëpia. E ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, ajo na ka treguar më shumë për eksperiencën e saj në “BBV” dhe si i sheh ajo banorët e tjerë të shtëpisë.

Si e ka parë Big Mama eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”?

Kur dola jashtë nuk e pashë tamam Big Mamën siç është. Por prap ishte një eksperiencë e bukur. Une jam tip që e sprovoj veten dhe e sprovova edhe këtë herë. Por nuk ishte ajo që prsja. Mungonte energjia e njerëzve aty brenda. Hyra për të bërë humor e të kënaqem siç di unë por aty gjeta tjetër gjë. 

Dj PM dhe Dj Dagz në njëfarë mënyre e fituan lojën e tyre pasi dolën me “nuse” nga B”ig Brother VIP”. Në dasmën e kujt prej tyre do këndosh?

Tek të dy. Të dy i kam shumë xhan. Ishalla martohen se kam frikë se mos ndahen (qesh). 

Ajo ka treguar një anë shumë të ndjeshme, marrëdhënien e saj me një djalë të veçantë të quajtur Andi. Sa shpesh takohet më të dhe çfarë i thotë Andi?

E kam marrë me vete, e kam në hotel. Shumicën e kohës e kaloj me Andin. Kur dola u puthëm e u përqafuam. Andi është një fëmijë që nuk përshkruhet dashuria që ai jep. Është një fëmijë i veçantë me një dashuri të madhe. Ndarja më e madhe ka qenë kur hyra në “BBV”. Kur dola më tha pse ishe aq nervoze aty brenda. 

Në instagramin e saj Big Mama ka publikuar një video me Beniadën duke kërcyer, duke shkruar, “forca Beniada”. Pra publikisht është tifoze e saj?

Beniada dallohet nga të tjerët. Jam tifoze e Beniadës. Është lezeti brenda shtëpisë. Kur fillonte të fliste Beniada unë shkrihesha. 

Kush do ta fitoj “Big Brother” apo kush do të donte Big Mama që të fitonte?

Është e paparashikueshme. Me zemër, me shpirt, me vullnet dhe me dashurinë më të madhe dua që ta fitojë Arjola. Arjola ka dhënë shumë. Katërshja që do të shkojë në finale nuk nuk di ta them. Nuk e di kush do ta fitojë. Me zemër do të them Arjola. Edhe Iliri e meriton, është shumë i përgatitur. Pas Ilirit, Einxhel dhe pas Einxhel është Beniada. 

Rikujtojmë se, Big Mama e cila u bë e njohur në Shqipëri pikërisht në Top Channel dhe konkretisht në “Top Fest 2”, në vitin 2005, ka rrëfyer dhe njëherë eksperiencën e saj në “Top Fest” me këngën “Kot e kot” si dhe fillimet e karrierës së saj. Aktualisht Bigu vijon me angazhimet e saj, ku sërish një prej tyre është në Tiranë, pasi është pjesë e jurisë në rubrikën “Vajzat me kordele” në “E diell”. Ajo na ka treguar më shumë për këtë projekt të ri me të cilin është angazhuar tani.