Showbiz

A janë Brad Pitt dhe Charlize Theron çifti më i ri në Hollywood?!

Ditën e kaluar e përditshmja prestigjose “The Sun” ka bërë mijëra njerëz të flasin pas një lajmi të postuar online nga vetë ata.

Sipas një burimi pranë tyre, dyshja e aktorëve, Brad Pitt dhe Charlize Theron janë në një lidhje prej më pak se një muaji.

Ata, shton burimi, janë parë së bashku duke dalë nga salla e një kinemaje në Los Angeles por megjithatë, deri tani nuk ka asgjë që e vërteton këtë gjë.

Mesa duket çifti ka vendosur që momentalisht të qëndrojë diskret dhe për shkak të fëmijëve të tyre nuk duan ta bëjnë publike këtë lidhje.

Aktorët janë njohur pak kohë më parë pasi u prezantuan nga ish bashkëshortit të 43-vjeçares, Sean Penn.