Art & Kulturë Live From Tirana Sociale

A ndikon klima në dialektin tonë?! Flet pedagogia Elsa Rakipllari

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth përdorimit të dialektit te gjuhës shqipe, ishte e ftuar Zv. Dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi Rakipllari.

Elsa Rakipllari është gjithashtu edhe pedagoge e Gjuhës Shqipe dhe njohëse e mirë e kësaj fushe, e ftuar në Top Albania Radio, ajo na tregon informacionet më të rëndësishme që lidhen me dialektin e gjuhës shqipe.

Dialekti është një e folur e natyrshme, nëqoftëse nuk do të kishte dialekt, nuk do të kishte as gjuhë letrare. Kur kam qenë me studime në Norvegji, përkrahej shumë dialekti. Është normale të flasësh në dialekt, por duhet patjetër të dimë edhe gjuhën standarte. Shumë poetë të rinj zgjedhin gegërishten, pasi i duket gjuhë më e veçantë dhe ka elementët që i duhen. Këngët që krijohen në dialekte të ndryshme e dëgjohen kudo, ndihmojnë që të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin…

Librin tim e kam shkruar në gjuhën standarde, por kam vendosur dhe elemente nga krahina ime Dibra, por çdo artist zgjedh vetë gjuhën që do të shprehet.

E pyetur nga moderatoret Ksenja Shoshaj e Genta Hodo, nëse ndikon klima në dialektin e vendeve, pedagogia Rakipllari shprehet se:

Klima nuk ndikon në dialekt. Ngihen hipoteza palidhje… Duket sikur po merremi me diçka që është shumë pranë nesh…