Showbiz

“ABBA” rikthehen pas 35 vitesh me projekte të reja muzikore

Një njoftim i grupit legjendar suedez ka shokuar dhe emocionuar publikun. “ABBA-t” do të rikthehen me këngë të reja 35 vite pasi janë shkëputur nga karriera e tyre muzikore.

Në një intervistë për “Afton Bladet” pjesëtarët e grupit janë shprehur shumë të emocionuar për këtë vendim dhe janë në përfundimin e dy projekteve muzikore.

Ata kanë zbuluar se njëra prej këngëve quhet “I Still Have Faith In You” dhe do publikohet në muajin dhjetor. Gjthashtu kjo këngë do të performohet ekskluzivisht në NBC dhe BBC por jo nga vetë këngëtarët por nga Avatarët e tyre dixhital.

“Ne mund të jemi të vjetër por kënga jonë është e re dhe për këtë ndihemi të lutmur” ,janë shprehur ata në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale.