Showbiz

Adele po lulëzon edhe në aspektin personal, ky është zyrtarisht partneri i saj i ri…

Le të themi që Adele është rikthyer dhe këtë herë do të do të qëndrojë gjatë. Këtë e kemi kuptuar që nga transformimi i saj në peshë tek talenti në moderim dhe tek thashethemet për projekte të reja muzikore.

Por, ylli britanik i muzikës po lulëzon edhe në jetën personale. U bë 1 vit që nga aludimet e para se ajo dhe reperi i njohur Skepta ishin në fillimet e një romance dhe së fundmi kjo është zyrtarizuar. Adele dhe Skepta më në fund janë fotografuar bashkë dhe burime pranë tyre kanë theksuar se ata janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

“Adele dhe Skepta kanë qenë aty për njëri tjetrin shumë përpara se të ndaheshin nga lidhjes që kishin. Ka një lloj energjie të veçantë mes tyre, që vështirë të shpjegohet. Madje, disa nga miqtë e përbashkët e dinin se një ditë ata mund të ishin çift i lezetshëm. -thanë burimet pranë dyshes së famshme.

Kujtojmë se Adele pak kohë më parë i dha fund martesës me ish-bashkëshortin Simon Konecki pas 5 vitesh së bashku. Ata kanë edhe një djalë së bashku që quhet Angelo Adkins. Urojmë që pas këtij lajmi të bukur Adele të vijë me projekte muzikore më ritmike e jo nga ato që të thyejnë zemrën.