Celebrities Gossip Showbiz

Afërdita Dreshaj uron mamanë e saj për ditëlindje me një foto nga moment shumë i veçantë!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh morën vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian. Por, tani që kampionati përfundoi, familja Dreshaj do të rikthehen në shtëpinë e tyre në Amerikë.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak më parë me anë të një Instastory, ka treguar se e ëmaa ditën e sotme feston ditëlindjen dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar dhe krahas i ka shoqëruar me një foto nga një moment shumë i veçantë, pikërisht shoqërimi për në altar ditën e celebrimit të Afërditës.

Përgjithmonë nuk është kohë e mjaftueshme për të të falenderuar dhe vlerësuar… Gëzuar ditëlindjen mama… Ti ma ke mbajtur dorën përgjatë çdo hapi që kam marrë dhe unë gjithmonë do mbaj tënden!

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak ditë më parë një ndjekës e ka pyetur nëse është shtatzanë sërish dhe qartë e pastër, modelja është përgjigjur: “Jo”.  Pra, mesa duket çifti ende nuk po mendon të zgjerojnë familjen.