Big Brother Radio Celebrities Magazine Showbiz

“Ajo e do si njeri”/Marrëdhënia Sara-Bardhi parë në një vështrim nga mikesha e saj Alesia Balliu!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar në emsionin e sotëm ka qenë mikesha e ngushtë e Sara Gjordenit, e cila është e ftuara e parë që flet në lidhje me jetën personale të saj dhe na ka zbuluar disa detaje ekskluzive për të. Ajo është Alesia Balliu me profesion avokate dhe së bashku me Sarën janë njohur pikërisht nga studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë. Alesia ka folur më shumë se si e sheh raportin midis saj dhe Bardhit, ku ka thënë:

Bardhi nuk është tipi i Sarës në diferencë me meshkujt që Sara ka të bëjë. Është personi i parë që mund të thuash që Sarën po e trajton shumë mirë apo t’i transmetojë një emocion të paparë. Unë mendoj që Bardhi aktualisht në atë shtëpi i transmeton asaj siguri dhe qetësi. Dhe normalisht që ka një pëlqim shumë të madh ndaj atij. Unë nuk mund të them tani që ajo është e dashuruar marrëzisht me të. Prandaj po them që është një raport midis dy personave që janë shumë të ndryshëm dhe mund të prodhojnë diçka të bukur.

Përsa i përket dashurisë në syrin e publikut është parë sikur Bardhi është më i dhënë, duke i thënë disa herë fjalët ‘të dua’, ndërsa nga ana e Sarës është vënë re e kundërta. Si e shpjegon ajo këtë ndjesi të sajën?

Ajo e do si njeri dhe normalisht që e pëlqen. Ka edhe një ndjenjë për atë, sepse janë aty brenda 24 orë. Nuk mund të më thuash që ajo nuk e ndjen. Pastaj nëse do të funksionojë si raport mbetet për tu parë.

Përse ajo zgjodhi Bardhin dhe jo ndonjë person tjetër?

Faktikisht edhe mua Bardhi më duket më i hajrit nga të gjithë djemtë që ka aty. Nuk është se të tjerët kanë dhënë ndonjë mesazh. Bardhi të paktën 2-3 mesazhe edhe pa folur shumë ka arritur t’i transmetojë që janë kultura, zgjuarsia dhe durimi. Që janë tre veti që Bardhi i ka si djalë. Pjesa e djemëve të tjerë po t’i vësh re janë njerëz që duan të bëjnë zhurmuesin gjatë gjithë kohës.